Takimi me Ramën e Berishën, Fule anulon vizitën në Algjeri
Në praninë e Komisionerit Europian për Zgjerimin Stefan Fule, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama udhëtojnë më 20 maj drejt Strasburgut për të zhvilluar bisedime mbi zgjidhjen e krizës politike.
Burime diplomatike kanë thënë se Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule, ka anuluar një vizitë të parashikuar për sot dhe nesër në Algjeri, për të qenë nesër i pranishëm në takimin mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama, ku do të negociohet për zgjidhjen e krizës politike.
Në takimin që mbahet në Strasburg më 20 maj, pritet të jenë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të partive politike europiane të së majtës dhe të djathtës.