E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi me bashkëshorten, surprizë për Hakiun

27/02/2010 21:45

Arbana shprehet se një prej banorëve të shtëpisë së Big Brother, Hakiu, po e vuan shumë largimin dhe ndarjen përkohësisht nga familja, bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Ajo shprehet se Kika, këtë vuajtje po e mban përbrenda dhe nuk po e ndan me të tjerët. Arbana e diskuton këtë gjë edhe me të dhe ku ajo i thotë se qëndrimi në këtë shtëpi është një përvojë e bukur dhe është një sfidë të përshtatesh me njerëz të huajë e me karaktere të ndryshme e të provosh mungesën e të dashurve. Ajo e fton Hakiun që të shohë një klip në të cilin shfaqen familja e tij, bashkëshortja dhe tre fëmijët. Ata i kanë përgatitur disa vizatime babait të tyre në të cilin shprehin forcën dhe kurajon që ai duhet të tregojë për të kaluar këtë aventurë me sukses. Këtë mesazh ata ia japin edhe me fjalë dhe i tregojnë se u mungon e se e duan shumë. Hakiu preket kur sheh këtë klip. Ai nuk di si të shprehë këtë emocion e herë qesh e herë qan. Arbana e komenton me të këtë klip dhe ai shprehet se fëmijët janë pjesa më e bukur e jetës së tij. Hakiu tregon se për ta, bashkë me të shoqen, janë përpjekur shumë që ata të kenë më të mirën. Arbana e fton që të shkojë në dhomën e rrezikut sepse për të, është një tjetër surprizë: pikturat e fëmijëve. Hakiu i puth dhe përmallohet. Në atë moment shfaqet në monitor fotot e familjes së tij ndër vite. Surpriza nuk mbaron me kaq. Në dhomë hyn bashkëshortja e tij të cilën ai e merr në krahë e nuk resht së përqafuari e së puthuri plot mall. Ai e pyet për fëmijët dhe ajo i tregon shkurt për ta. Pasi del nga dhoma e rrezikut, Hakiu falenderon shumë Vëllain e Madh që i dha mundësinë të takonte e të shihte familjen e tij, një surprizë plot emocion e i papërsëritshëm.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›