E Hënë, 2 Nëntor 2026

Takimi për grupkapitullin “Themelorët”, Manja: Përmbushja e piketave, objektivi që afron Shqipërinë me BE-në

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ishte i pranishëm në takimin koordinues për grupkapitullin “Themeloret”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Manja thekson se Ministria e Drejtësisë po udhëheq këtë proces, duke koordinuar me kujdes të gjitha strukturat dhe duke mbështetur ekspertët, të cilët meritojnë një falënderim të veçantë për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

Sipas tij suksesi në përmbushjen e piketave të ndërmjetme është një objektiv i përbashkët që do të afrojë Shqipërinë më pranë BE-së


Postimi i Manjës:

???? Tiranë – Takim koordinues për grupkapitullin “Themelorët”

???? Sot u mblodhëm me drejtuesit e institucioneve të pavarura për të koordinuar punën dhe për të çuar në një nivel tjetër negociatat për grupkapitullin e parë “Themelorët”. Ky kapitull është themeli i integrimit evropian dhe kërkon angazhimin maksimal të Ministrisë së Drejtësisë, organeve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura. ⚖️????????????????

???? Ministria e Drejtësisë po udhëheq këtë proces, duke koordinuar me kujdes të gjitha strukturat dhe duke mbështetur ekspertët, të cilët meritojnë një falënderim të veçantë për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre. Suksesi në përmbushjen e piketave të ndërmjetme është një objektiv i përbashkët që do të afrojë Shqipërinë më pranë BE-së! ???? /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›