Takimi sekret Basha-Balla, reagon Tedi Blushi: Për këdo që kishte dyshim, ja ku është prova! Të neveritshëm
Mbrëmjen e sotme, në media u publikuan pamjet e takimit të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Takimi është zhvilluar në 3 dhjetor të 2022 në një apartament në Tiranë, gjatë kohës që po zhvillohej beteja në gjykatë për vulën e Partisë Demokratike.
Reagimi i Tedi Blushit:Për këdo që kishte një dyshim sado të vogël, ja ku është prova! Pabesia, tradhëtia, poshtërsia dhe thika pas shpine ndaj popullit opozitar ka një emër! Mos u gënjeni më nga kandidatët kukulla të Edi Ramës në këto zgjedhje që gjoja garojnë si "opozitarë"! Shihni kush i ka emëruar: Basha-Balla! Më 14 Maj votë për të ndëshkuar korrupsionin e "Rilindjes" që varfëroi dhe shpopulloi Shqipërinë! Më 14 Maj votë për të ndëshkuar pabesinë ndaj 750 mijë opozitarëve të ndershëm, që kanë sakrifikuar gjithçka në 10 vite për lirinë dhe demokracinë! Më 14 Maj votoni vetëm për kandidatët e Primareve dhe për koalicionin "Bashkë Fitojmë"! Do të fitojmë padiskutim për të pastruar politikën dhe Shqipërinë nga ky "llum" që ka marrë peng të ardhmen e vendit!”, shkruan Blushi në Facebook
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
