E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi vjetor i KKD-së, Gjonaj: Diaspora kontribuoi deri në 50% të PBB-së totale të Shqipërisë

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/- Shqiptarët shkëlqejnë në fusha të ndryshme në të gjithë globin – është e natyrshme që ne t’u drejtohemi këtyre sukseseve – edhe në atdheun tonë – ndërsa komuniteti i Diasporës vazhdon të lulëzoj në vendet e tyre të reja pasi përfitimi i drejtpërdrejtë për atdheun e tyre është i pamohueshëm, tha sot kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës – KKD, në Tiranë.

“Diaspora kontribuon deri në 50% të PBB-së totale të Shqipërisë. Afërsisht 772 milionë euro, vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti”, tha ai.

“Kryeministri Edi Rama, pati një vizion që u realizua në vitin 2019 me krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës. Krijimi i këtij Këshilli është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i krenarisë suaj për shqiptarët në mbarë botën”, theksoi Gjonaj.

“Këshilli Koordinues i Diasporës është një urë lidhëse mes diasporës dhe atdheut tonë.
Ne jemi busulla për veprimin e diasporës dhe qeverisë”, shtoi ai.

“Na keni vënë në provë me përgjegjësinë që jo vetëm të ndërveprojmë me Diasporën por t’i afrojmë me vendlindjen e tyre”, tha Gjonaj.

“Anëtarët e Këshillit Koordinues, duan ta shohin të vërtetë vizionin tuaj dhe t’ju bëjnë krenarë. Ne kemi nevojë për një Këshill Koordinues të Diasporës që është plotësisht i mbështetur “pa pranga”, tha ai.

“Na jepni një strukturë që i dedikohet vetëm Diasporës dhe që do t’i jepte prioritet Disporës – jo vetëm duke organizuar Javën e Diasporës apo për raste, por në të gjitha 365 ditët e vitit”, tha Gjonaj.

“Unë dua t’ju citoj një shprehje: “Ti mundesh të nxjerrësh prej komunitetit vetëm aq sa fut brenda”. Nese fut 50 % do të nxjerrësh më shumë se 50%, nëse fut 5% do të nxjerrësh 5%”, tha kryetari i Këshillit.

“Ishte mbështetja që na nevojitet për të përmbushur mandatin tonë- dhe për të bërë një urë me shtylla të forta. Me njërën shtyllë në diasporë – e tjetrën në atdheun tonë”, tha Gjonaj.

Këshilli Koordinues i Diasporës i krijuar në themel do të na mbijetojë të gjithëve dhe do të qëndrojë i lartë si kështjellat tona, ashtu siç shohim Kalaja e Rozafës – në të gjitha ato që njerëzit tanë mundën të bënin – ky është frymëzimi që Këshilli duhet të ofrojë në brezat në të ardhmen”, tha ai.

Ky do të jetë investimi i vetëm më i madh në të ardhmen, i bërë ndonjëherë”, përfundoi Gjonaj. //a.i/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›