E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat Rama publikon shifrat e projektit qeverises

TIRANEuml ndash Perballe deklaratave te kryeministrit Berisha ne qeveri kryesocialisti Rama ka vendosur sot tabelen me shifrat konkrete nepermjet te cilave PS argumenton si do te aplikohet taksa progressive dhe si u sherben ajo shqiptareve.

Ne blogun e tij personal www.edirama.al kryesocialisti komenton edhe qendrimin e mazhorances ndaj propozimeve konkrete te se majtes per buxhetin e vitit 2012.

Nderkohe qe Saliu dokerrdis pasi ka refuzuar dje propozimin tone per uljen e taksave per ata qe kane rroga me te uleta dhe rritjen e taksave per ata qe kane rroga me te larta ja se cfare do te ndryshonte po te pranohej propozimi yne. Shifrat flasin ne kete rast me mire se cdo koment thote Rama ndersa rendit ne tabelen qe shoqeron komentet pagat aktuale ndalesat qe behen pas zbatimit te takses se sheshte qe aplikohen aktualisht si edhe taksat qe PS deklaron se do ti aplikoje pas ardhjes se saj ne pushtet.

Shihet qarte qe sot pas refuzimit te propozimit tone kush fiton me pak do vazhdoje te paguaje me shume dhe kush fiton me shume do vazhdoje te paguaje me pak. Neser sdo jete me keshtu. Ne do ta veme ne vend kete padrejtesi te madhe. Jo 10 takse per te gjithe nga pastruesja e infiermieria tek ministri e kryeministri. Po zero takse per ate qe ka page minimale dhe progresivisht me shume deri tek deputetet ministrat e kryeministri shkruan Rama ne blogun e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›