E Diel, 1 Nëntor 2026

Tale, mbushur në gusht me pushues/Tërhiqen nga deti, rëra e pastër si dhe çmimet e favorshme

Plazhi i Tales në Lezhë është një ndër destinacionet e preferuara turistike gjatë sezonit veror. Hapësira e paanë e këtij plazhi, afërsia me zonat veriore, mjedisi dhe uji i pastër, rëra kurative, çmimet e favorshme të ushqimeve dhe shezlonëve janë arsyet kryesore pse pushuesit vendas dhe turistët e huaj zgjedhin këtë bregdet.

“Plazhi i Talës është një vend shumë i bukur. Është ujë i pastër, çmimet janë konstant, janë të lira. Ushqimet janë të mira, trajtimet të mira, të qetë jemi edhe kalojmë shumë bukur. Bashkia ka vendosur rregulla në menaxhimin e hapësirave të këtij plazhi, ku një shezlon nuk kushton më shumë se 300 lekë të reja”, u shpreh një pushues.

Ka sipërfaqe të caktuara ku pushuesit ngrenë çadrat e tyre personale, pa qenë të detyruar të paguajnë. Krahas pushuesve vendas, këtë plazh po e frekuentojnë edhe shqiptarë të Kosovës.

Plazhi i Tales, edhe në këto ditë të nxehta të fundit të gushtit, vijon të presë e përcjellë pushues të shumtë, të cilët largohen me dëshirën për t’u rikthyer sërish.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›