E Enjte, 5 Nëntor 2026

Talebanët marrin provincën Gazni

Kryengritësit talebanë arritën të marrin qytetin strategjik të Gaznit, duke u afruar një hap më pranë kryeqytetit të vendit, Kabul. Forcat e qeverisë afgane janë përpjekur t’i rezistojnë avancimit të kryengritësve, por pa sukses. Deri tani talibanët kanë nën kontroll të paktën 10 nga 34 kryeqytetet e provincave të vendit.  Gazni, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, ndodhet në rrugën e rëndësishme që lidh Kabulin me Kandaharin dhe gjjithashtu me provincat në jug të vendit, ku talebanët kanë pasur tradicionalisht mbështetjet të madhe.  Kreu i këshillit provincial, komentoi në Tëitter se të enjten në mëngjes guvernatori i provincës Gazni, Daud Laghmani kishte arritur një marrëveshje kapitullimi me talibanët, para se të largohej nga provinca drejt Kabulit së bashku me zyrtarë të tjerë.  Ndërsa një zëdhënës i ministrisë së brendshme afgane më pas konfirmoi për gazetarët se Laghmani dhe ndihmësit e tij ishin arrestuar nga forcat e sigurisë dhe po dërgoheshin në Kabul dhe se ishte hapur një proces hetimor lidhur me zërat se ata e kishin dorëzuar qytetin tek talibanët.  Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Kirby deklaroi se 3.000 ushtarë do të dërgohen në Afganistan për të evakuuar personelin në Ambasadën amerikane në Kabul dhe se këto trupa do të kryejnë vetëm misionin e evakuimit. Në konferencën e tij për shtyp, ai deklaroi se planet e evakuimit janë bërë në koordinim me Departamentin e Shtetit sipas udhëzimit të  Presidentit Joe Biden dhe se qëllimi i tyre ishte të sillnin punonjësit e ambasadës në mënyrë të sigurt në Aeroportin e Kabulit dhe më pas në SHBA. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›