E Enjte, 5 Nëntor 2026

Talebanët shpallin Qeverinë e re të Afganistanit

Talebanët njoftuan se kanë krijuar Qeverinë e Afganistanit, e cila do të udhëhiqet nga njëri prej themeluesve të tyre. Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid, tha se në krye të Qeverisë do të jetë Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa zëvendës i tij Mullah Abdul Ghani Baradar.

Mawlawi Haibatullah Akhundzada, ndërkaq, do të jetë udhëheqës suprem. Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes, Amir Khan Muttaqi si ministër i jashtëm në detyrë dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendësi dytë. Talibanët kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit më 15 gusht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›