E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebant ekzekutojn gruan shtatzn

Talebanët ekzekutuan një vejushë shtatzënë në provincën e Badghisit në Afganistan.

Sipas guvernatorit të krahinës, gruaja 47 vjeçare prej disa vitesh jetonte e vetme pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Pikërisht fakti se ajo kishte mbetur shtatzënë pas vdekjes së bashkëshortit të saj i kushtoi 47 vjeçares jetën.

Talebanët, sipas autoriteteve lokale, e akuzuan atë për imoralitet dhe tradhëti bashkëshortore dhe e ekzekutuan me plumb në kokë.

Ekzekutimi u konfirmua edhe prej guvernatorit të distriktit, Hashim Habibi i cili tha se vrasja u krye prej liderit taleban në atë zonë, Mohamed Jusuf.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›