E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Talentet kuqezi të diasporës, mbyllen nesër aplikimet për seleksionimet e FSHF-së

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Federata e Futbollit vijon me angazhimin e saj për të zbuluar talentet shqiptare që jetojnë në Europë dhe botë. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, në muajin dhjetor, FSHF do të organizojë një seleksionim për futbollistët shqiptarë të vitlindjeve 2007-2011 që jetojnë jashtë territorit shqiptar.

Përmes këtij seleksionimi, FSHF kërkon të evidentojë lojtarët më premtues që do të forcojnë ekipet kombëtare dhe do të kontribuojnë në përfaqësimin e denjë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ky seleksionim i ofron mundësinë e artë futbollistëve të vegjël të tregojnë veten dhe cilësitë e tyre dhe të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare.

Afati i fundit për aplikim është nesër, ndaj të gjithë të interesuarit janë të ftuar të regjistrohen sa më parë. Plotësoni formularin Open-Stage-Formulari-1 duhet të dërgohet në adresën e e-mail-it: openstage@fshf.al .

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›