E Martë, 3 Nëntor 2026

Tamara, e bukura e Kelmendit, shumë turistë vizitojnë këtë pikë të Alpeve Shqiptare

Peizazhi i mrekullueshëm, ajri i freskët i bjeshkëve, mikpritja janë disa prej arsyeve që i çojnë vizitorët drejt Alpeve Shqiptare.

Kelmendi është një nga zonat me bukuri të pafundme natyrore duke nisur nga Leqet e Hotit e përtej.

Tamara mbetet një pikë e preferuar e turistëve që vizitojnë këto anë.

Të kridhesh në ujërat e kulluar të alpeve është një nga kënaqësitë e mëdha të atyre që kërkojnë të sfidojnë temperaturat e larta të stinës së nxehtë.

Çdo vit Alpet Shqiptare tërheqin qindra mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›