Tamara rrëfen lidhjen me Bertanin

Pop këngëtarja Tamara Todevska, në një rrëfim për mediat maqedonase për lidhjen e saj me kantautorin Bertan Asllani, me të cilin ka një lidhje prej dy vitesh.
”Bertani dhe unë jemi përsëri bashkë dhe nuk e fshehim më nga publiku. Dashuria e sinqertë arriti të mundë paragjykimet të cilat i kishim në fillim. Dashuria e mundi edhe religjionin”, ka thene ajo.
”Po kënaqem çdo moment pranë tij, çdo ditë na duket sikur është ditë e re”, ka theksuar këngëtarja Todevska, duke sqaruar gjithashtu edhe arsyet e ndarjes kohë më parë:
”E kishim vendosur që të ndërpresim lidhjen, pasi ai njihej te ne si turk. Kishim presione të pandalshme nga familja dhe të afërmit, pasi u përkasim besimeve fetare të ndryshme. "
Ajo ka shtuar se tani janë të lumtur, dhe Bertani është gjithmonë në udhëtim Shkup-Stamboll, pasi atje po punon projektet e reja për tregun muzikor, por sipas saj lidhja e tyre "funksionon për mrekulli”. /Indeksonline/