Tani mund të informoheni për të gjithë trafikun në qiell
Në çdo moment janë me mijëra avionë në qiell. Llogaritet se vetëm në SHBA janë mbi 5 mijë avionë që janë në ajër çdo moment.
Tani një faqe në internet u mundëson juve të ndiqni çdo fluturim në kohë reale.
Faqja quhet flightradar24.com dhe tregon të gjithë avionët që po fluturojnë për momentin.
Ajo përditësohet brenda pak sekondash.
Përmes hartës ju mund të ndiqni çdo fluturim, rrugën që bën, aeroportin ku është nisur dhe ku pritet të ulët. Po ashtu mund të shihni linjën ajrore, shpejtësinë dhe lartësinë e avionit.
Të dhënat për fluturimet merren nga Administrata Federale e Aviacionit në SHBA.
