E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tapë” në timon, shqiptari hyn me këmbët e tij në komisariat dhe arrestohet

“Tapë” në timon, shqiptari hyn me këmbët e tij

Një 49-vjeçar shqiptar në gjendje të dehur është vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Arma di Tarcento.

Sipas autoriteteve italiane, 49-vjeçari nga Shqipëria, banues në Pasioan di Prato, ka marrë makinën dhe ka shkuar në kazermën e Karabinierëve në Tarcento mbrëmjen e së martës.

Shqiptari i ra ziles së komisariatit dhe kur një nga rojet i hapi derën, 49-vjeçari kishte belbëzuar disa fjalë, duke bërë që karabinierët të dyshojnë se ishte në gjendje të dehur.

Më pas 49-vjeçari shqiptar iu nënshtrua analizës së frymëmarrjes, dhe në gjakun e tij u gjendën 2.5 gram alkool për litër gjak, ndërkohë që kufiri është 0.5 gram për litër për të drejtuar makinën.

Prokuroria e akuzoi 49-vjeçarin për drejtim mjeti në gjendje të dehur, gjithashtu i sekuestroi edhe makinën.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›