“Taranto 2026”, Begaj uron peshëngritësin Calja: Rekord i ri që na bën krenarë

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot peshëngritësin Briken Calja për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Në mesazhin e tij të urimit, Begaj u shpreh se “ky është një rekord i ri që na bën krenarë”.
“Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty”, shkruan Presidenti në mesazhin e urimit.
Peshëngritësi Briken Calja ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes, në peshën 75 kg, në edicionin e 20-të të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Kjo medalje është një tjetër sukses i rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare. Shqipëria, në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, deri më sot ka arritur të sigurojë gjashtë medalje: 2 ari Islam Dudaev, Briken Calja), 1 argjendi (Zelimkhan Abakarov) dhe 3 bronzi (Ardit Zeneli, Briken Calja, Enkileda Carja).
/m.m/a.f/r.e/