E Hënë, 2 Nëntor 2026

Taravari: Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut janë skandaloze dhe të orkestruara

Arben Taravari, kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nga Pogradeci pas një takimi që ka patur me kryetarin e bashkisë Pogradec i ka cilësuar thirrjet kundër shqiptarëve si skandaloze dhe të orkestruara.

Taravari i pyetur nga media ka vazhduar me tej duke fajësuar kryeministrin maqedonas Mickovski i cili një ditë para ndeshjes basketbollit ka fyer shqiptarët në fjalimin  e tij ndërsa ka treguar se bota serbe ka ndikim të veçantë në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, koalicioni i Besëlidhja e Aleancës Kombëtare për Integrim do të ketë takime me kryetaret e bashkisë së Korçës, Kolonjës dhe Pustecit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›