Tare: “I kemi mjetet për të dalë nga kriza”Drejtori sportiv i Lacios: Ndoshta pak humbjes me Romën, kemi humbur pak besimin te vetja jonë, por me punën në fushë mund të rikthehemi në rrugën e drejtë

Igli Tare gjithmonë e më shumë me rolin lidhës të klubit me mediat italiane. Pas tre ndeshjeve pa fitore, bardhekaltërit e Lacios kërkojnë suksesin kundër Milanit në Kupën e Italisë. Igli Tare flet për “Radio Radio”: “Në këto ndeshje disa episode nuk ishin të favorshme, kundër Xhenoas patëm shumë raste, por nuk mundëm të fitonim. Kundër Atalantës bëmë dy gabime dhe u ndëshkuam. Kemi parë filmimet dhe i dimë se ku qëndrojnë problemet. Duhet të punojmë me qetësi. Ndoshta pak humbjes me Romën, kemi humbur pak besimin te vetja jonë, por me punën në fushë mund të rikthehemi në rrugën e drejtë. I kemi mjetet për të dalë nga kriza”.
E Marte, 02 Dhjetor 2008