E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tare-Milan në takimin e dytë, shqiptari prezantohet me përforcime nga Bundesliga!

Në Itali janë të bindur se mes Igli Tares dhe Milanit ka diçka më shumë. Sipas “La Gazzetta dello Sport” në ditët në vazhdim është programuar një tjetër takim mes administratorit të deleguar të Milanit dhe ish-drejtorit sportiv të Lacios.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Tares dhe Xhorxho Furlanit edhe pse ende nuk është caktuar një datë fikse. Gazeta italiane rrëfen se Tare ka nisur që të punojë në këtë drejtim duke siguruar edhe përforcimin e parë, i cili do të jetë Xhonatan Burkardt.

Gjermani ka shënuar këtë sezon me Manzin 16 gola dhe ka dhënë 3 asist, paraqitje këto që i lejuan të merrte një ftesë nga Nagelsman për ndeshjet çerekfinale të Nations League përballë Italisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›