“Target 4”/ Arrestohet 26-vjeçari nga Mamurrasi, sekuestrohen dhjetëra doza kanabis e kokainë

Lezhë – Denis Shytaj, 26 vjeç, banues në Mamurras është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytet.
“Pas dy muajsh hetime u dokumentua veprimtaria kriminale e 26-vjeçarit, në fushat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike”, njofton policia.
Nga hetimi dhe ndjekja intensive e këtij rasti, në hyrje të qytetit, në një objekt të improvizuar, u gjetën të fshehura nga 26-vjeçari, dyshohet me qëllim shitjen në Mamurras, 194 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 144 doza të kësaj lënde në trajtë gelato me përqindje të lartë THC-je, sasi e së njëjtës lëndë, sasi e lëndës narkotike Kokainë dhe 2 peshore elektronike.
Në përfundim të operacionit, lënda narkotike, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet u sekuestruan./vizionplus.tv