E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tarifa të reja për fitimin e shtetësisë shqiptare në fushën e artit, kulturës, arsimit, shkencës e sportit

Ministria e Brendëshme dhe ajo e Financave, nëpërmjet një udhëzimi të përbashkët, kanë përcaktuar tarifa të reja, lidhur me pagesat për shërbimin për marrjen e shtetësisë.

Pagesa për aplikimin për fitimin e shtetësisë shqiptare nëpërmjet programit të veçantë të shtetësisë në fushën e artit, kulturës, arsimit, shkencës e sportit, do të jetë 7 500 lekë.

Tarifat për veprime dhe shërbime që kryhen nga Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë janë tarifë për aplikimin për fitimin e shtetësisë shqiptare nëpërmjet programit të veçantë të shtetësisë në fushën e artit dhe kulturës.

Gjithashtu, do të ketë tarifë për aplikimin për fitimin e shtetësisë shqiptare nëpërmjet programit të veçantë të shtetësisë edhe në fushën e arsimit, shkencës e sportit.

“Tarifa e paguar nuk kthehet kur hiqet dorë nga kryerja e veprimeve administrative. Pagesa kryhet në emër të Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë dhe derdhen 100% në Buxhetin e Shtetit“- thuhet në udhëzim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›