E Diel, 1 Nëntor 2026

Task Forca e Tatimeve i shkoi për kontroll në biznes, punonjësit e një resorti i mbyllin brenda ambienteve, pesë persona në pranga

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimi në Komisariatin e Kavajës ndërhynë pas kallëzimit të bërë nga inspektorët e Tatimeve dhe vunë në një flagrancë, administratorin e resortit, S .N, 34 vjeç, si edhe shefin e financave, Z. J, 56 vjeç, A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë. H. S., 64 vjeç, punonjës sigurie, B. A., 57 vjeç, punonjës

Nga hetimet paraprake dyshohet se pesë të arrestuarit, duke punuar në bashkëpunim, dje, më 18 korrik 2026, kanë penguar dhe kanë privuar nga liria punonjësit e Task Forcës së Tatimeve, duke i mbajtur të izoluar brenda ambienteve të resortit, ndërsa këta të fundit po kryenin kontrollin në kuadër të detyrës së tyre.

Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe procedurave ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, shtetasit:

S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;

Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;

A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;

H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;

B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›