E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet mbledhin detyrimet e papaguara, konfiskohen 7,9 milionë lekë

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Administrata Tatimore ka intensifikuar veprimet në terren për mbledhjen e detyrimeve të papaguara, përfshirë konfiskimin e xhiros ditore ndaj tatimpaguesve për të cilët kanë nisur procedurat e mbledhjes me forcë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se legjislacioni parashikon konfiskimin e jo më pak se 50% të qarkullimit ditor, pa tejkaluar vlerën e detyrimit tatimor të papaguar.

Gjatë kontrolleve u konfiskua një shumë prej 7,9 milionë lekësh, për detyrime të papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Administrata Tatimore fton tatimpaguesit të përmbushin në kohë detyrimet, për të shmangur masat e mbledhjes me forcë.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›