E Martë, 3 Nëntor 2026

Tatimi i profesioneve të lira, audituesi ligjor: Krijon pabarazi dhe nxit informalitetin

Kontabilistët kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për tatimin mbi të ardhurat me arsyetimin se ndryshimet krijojnë pabarazi mes tatimpaguesve. Ligji parashikon që profesionistët e lirë të paguajnë 15% tatim mbi të ardhurat për xhiron nga zero deri në 2 000 000, ndërsa mbi këtë nivel do të duhet të paguajne 23% të fitimit të tyre si tatim mbi të ardhurat.

Me miratimin e ligjit zgjerohet gama e profesionisteve të lire duke përfshirë edhe ato profersione, të cilat janë aktualisht janë të parregulluara me ligj.

Për audituesin ligjor Avni Toblin regjimi i ri tatimor nxit informalitetin.

Me botimin në fletore zyrtare, lista do të përfshije një sërë shërbimesh që ofrohen nga profesioniste në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, avokatisë, arsimit, mjekësisë, pasurive të paluajtshme, medias dhe turizmit.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›