Tatuazhe per diabetin
Pas disa vitesh, te semuret me diabet mund te njihen me nje metode ndryshe per te dalluar nivelin e sheqerit ne gjak. Kjo do te jete e mundur thjesht duke pare tatuazhet. Nese ne ditet e sotme kjo behet vetem duke marre nje sasi te vogel gjaku (ne pergjithesi nga gishtat), me sistemin e ri qe po krijohet nga Gerard Cote (inxhinier biomjek ne nje universitet ne Teksas), do te jete e mundur qe te evitohet ajo bezdia e te shpuarit. Shkencetari ka studiuar disa mikrosfera fluoreshente, te cilat injektohen nen lekure ne nje menyre analoge me bojerat qe perdoren per tatuazhet. I vetmi ndryshim eshte se mikrosferat nuk hyjne brenda qelizave, ashtu sikurse boja, por rrine ne endoderme (shtresa e poshtme e lekures), aty ku rri e depozituar glukoza. Ne keto momente, kur bashkohet glukoza me mikrosferat fluoreshente, fillon te reflektoje drite. Duke ndricuar