E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatuazhet, 26-vjeçari kthen trupin në një libër historie

Një mekanik, 26-vjeçar e ka kthyer trupin e tij në një libër historie me beteja dhe heronj.

Ai është Nolan Holmes dhe ka shpenzuar 4 vite për të realizuar portrete si të Winston Churchill dhe El Alamein.  Në imazhe të tjera ai ka tatuar faqe gazetash të kohës, beteja të famshme dhe një vizatim të Captain Amerika duke mposhtur Adolf Hitler.

Nolan nga Fleetwood thotë se  ka një lidhje familjare me luftën, pasi gjyshja e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore ka punuar në linjën e prodhimit për bombarduesit e Weelington në Blackpool.

Ai shpjegon se Lufta e Dytë Botërore i ka ngjallur një interes të madh, gjë që e ka bërë të studiojë të gjitha librat, filmat dhe dokumentarët që flasin për të.

Tatuazh5 Tatuazh1 Tatuazh2 Tatuazh3 Tatuazh4

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›