Taulant Balla Ndal dhunes se ketij pushteti ndaj qytetareve

Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla tha sot se heshtja e qeverise Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit ne lidhje me debimin me arme te familjeve rome tregon se ata u dhunuan e me pas u larguan forcerisht nga njerez te armatosur qe gezojne mbrojtjen e Saliut dhe Lulit.
Keta qytetare te Republikes se Shqiperise u debuan per te cliruar trojet ku Saliu dhe kandidati i tij per Tiranen duan te ndertojne pallate me klientelen e pushtetit te tyre. Heshtja e qeverise dhe moskryerja e detyrave nga forcat e rendit flasin teper qarte mjere kush gjendet apo vendoset midis ketij pushteti ne rrugen e tij te vjedhjes se cdo pasurie te shqiptareve.
Balla shtoi se institucionet shqiptare jo vetem qe nuk i mbrojne me shqiptaret po ato i sulmojne ata. Ky pushtet vret ne mes te bulevardit te rreh edhe te zbon nga shtepia tashme edhe me mercenare njelloj si miku i Saliut Gadafi.
Deputeti i PS-se tha se ky pushtet duhet te largohet menjehere dhe ftoi te gjithe qytetaret ti thone ndal dhunes se hapur e te fshehte te shtetit kunder qytetareve. Partia Socialiste eshte e vetmja rruge per te rivendosur drejtesine e munguar si pasoje e ketij pushteti kriminal per te luftuar varferimin e te gjithe qytetareve ndersa oborri pasurohet per te zmbrapsur papunesine ndersa ky pushtet zhytet ne matrapazlleqe dhe kusari perfundoi ai.