E Enjte, 5 Nëntor 2026

Taulant Balla firmos për herë të fundit si ministër i Brendshëm! Çfarë përmban marrëveshja me Britaninë e Madhe për Migracionin!

Tualant Balla ka firmosur për herë të fundit si ministër i Brendshëm. Me Ambasadorin e Britanisë së Madhe , Alastair King Smit ai ka nëshkruar “Memoradumin e Mirëkuptimit për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë”.

Më anë të këtij memorandumi, Policisë së Shtetit do t’i dhurohet një grand prej 1 milion stërlinash për ndërtimin e godinës.

Balla shton se gjatë detyrës së tij si Ministër i Brendshëm, pati mundësinë të bashkëpunojë me homologët Suella Braverman, James Cleverly dhe Yvette Cooper, duke shënuar rezultate të dukshme luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migracionit të paligjshëm.

Reagimi i Ballës:

Sapo nënshkrova me Ambasadorin e Britanisë së Madhe Alastair King Smith “Memorandumin e Mirëkuptimit për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë, përmes të cilit i dhurohet Policisë së Shtetit një grand prej 1 milionë stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.

Gjatë detyrës si Ministër i Brendshëm pata mundësinë të bashkëpunoja me homologët Suella Braverman, James Cleverly dhe Yvette Cooper, duke shënuar rezultate të dukshme luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migracionit të paligjshëm.

I falenderoj për bashkëpunimin rezultativ dhe vlerësimin e tyre për punën e bërë në një kohë kaq të shkurtër. Ambasadori Alastair King Smith, i cili po përfundon mandatin e tij në Shqipëri, meriton gjithashtu vlerësimin maksimal për kontributin dhe angazhimin efektiv në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në shumë fusha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›