E Enjte, 5 Nëntor 2026

Taulant Balla merr çelësin e qytetit dhe certifikatën e mirënjohjes në Nju-Xhersi

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Gjatë vizitës në SHBA ku po zhvillon takime me bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë në SHBA, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues politik i PS për Diasporën, Taulant Balla është nderuar me çelësin e qytetit dhe certifikatën e mirënjohjes në Nju-Xhersi (New Jersey).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla ndau foto nga momenti i dorëzimit të çelësit prej kryetarit të qarkut Bergen në Nju-Xhersi.

“Shumë i nderuar për Çelësin e Qytetit dhe Certifikatën e Mirënjohjes nga kryetari i Qarkut Bergen, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë”, shkroi Balla.

Ministri Balla në Nju-Xhersi u prit në një takim edhe nga kryetarja e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha, e para grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA.

1 nga 2

/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›