E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo: Në LSI nuk ka përçarje, do trefishojmë rezultatin

Deputeti i qarkut të Gjirokastrës, njëherazi nënkryetar i Parlamentit Shqiptar, Vangjel Tavo, ka hedhur poshtë zërat për përçarje brenda radhëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 

Nga qyteti i Gjirokastrës ku së bashku me sekretaren Organizative të LSI-së së Kryeqytetit Monika Kryemadhi, dhe Kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho ka zhvilluar një takim me mbështetësit e kësaj force politike, Tavo u shpreh për 3-fishim të elektoratit deri në vitin 2013 dhe se LSI nuk i trembet reformës zgjedhore.

"Ky takim është prova më e fortë kundër deklaratave dashakeqe për përçarje të hamendësuar brenda radhëve tona. Ky entuziazëm tregon më së miri se ne jemi më të fortë e më të bashkuar se kurrë. Vendi ndodhet përpara sfidave të vështira. LRI dhe LSI do të jenë promotorë të të gjitha reformave, duke filluar ajo zgjedhore. Në vitin 2013, në qarkun e Gjirokastrës LSI do të trefishojë mbështetjen në komunitet, ndaj e ritheksoj se ne nuk i trembemi asnjë sfide apo reforme", theksoi Tavo.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›