E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tavo: Vazhdon pastrimi i zonave bregdetare në Himarë

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se po vijon intensivisht puna për pastrimin dhe sistemimin e zonave bregdetare në territorin e bashkisë. Aksioni i fundit është fokusuar në plazhin e Dhërmiut, ku Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike po realizon pastrimin dhe rehabilitimin e rrugëve kryesore.

Në këtë proces janë angazhuar punonjësit e drejtorisë dhe mjete të tonazheve të ndryshme. Tavo theksoi se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, me qëllim garantimin e një mjedisi më të pastër dhe më të mirë për komunitetin lokal.

Puna për pastrimin e zonave bregdetare në Himarë 1 nga 11

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›