E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tavo mbledh drejtorët e pronave: Do të ketë zhvillime të rëndësishme në Himarë…

Kryetari i zgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo ka filluar punën duke vendosur dhe prioritetet e tij gjatë ushtrimit të kësaj detyre, të fituar në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tavo shkruan se po ndjek me prioritet punët dhe projektet për Bashkinë e Himarës.

Deri në hapjen e sezonit të ri veror të 2025, shkruan Tavo, do të ketë zhvillime domethënëse në aspektin e pronave, investimeve dhe projekteve zhvillimore.

“Të angazhuar totalisht, së bashku me drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Qendrore, Sarandë e Vlorë dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, por edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për të ndjekur me prioritet punët, projektet dhe planet e Bashkisë Himarë, ku deri në hapjen e sezonit veror 2025 do të ketë zhvillime domethënëse në aspektin e pronave, investimeve dhe projekteve”.

Fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit, Vangjel Tavo pret të marri mandatin e tij dejuro pas  vendimmarrjes të KAS, KQZ.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›