E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të akuzuar për dhunë në familje, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar këtë të enjte në Tiranë.

Ata akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”. Një 40-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij, ndërsa një 54-vjeçar ndaj vëllait të tij.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij;

– L. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›