Te corientuar
Partitw e qendrws nw Shqipwri, tw paqarta pwr fatin e tyre
Edlira PRENDI
Partite me te percara per sa i perket te ardhmes se tyre, jane partite e qendres ne Shqiperi. Vangjel Dule, Neritan Ceka dhe Lufter Xhuveli pwrkatwsisht krerwt e PBDNJ, AD dhe PAA, mohojne mundesine e krijimit te nje grupimi te qendres, qe do te ishte poli i trete ne Parlament, pas krijimit te federates se majte dhe asaj te djathte. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Agraro-Ambientaliste, jane tri parti te cilat e rendisin veten e tyre tek grupimi i qendres, pavaresisht bashkepunimit te tyre nder vite sa me njeren ane, ashtu edhe me tjetren.
Vangjel Dule i PBDNJ-se i tha Korrierit se ka ardhur koha qe e majta dhe e djathta te krijojne federaten e tyre, per te mundesuar sintetizimin e metejshem te alternativave politike. Mirepo Dule shkoi me tej, kur tha se partia e tij nuk duhet te beje pjese ne asnje grupim, pasi ajo eshte e vetmja parti historike e qendres.