E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dehur në timon! Aksident në Gjirin e Lalëzit, përplasen dy automjete, humb jetën 57-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Gjiri i Lalëzit, në Durrës. Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar që ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe një pasagjer tjetër.

Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë të dy drejtuesit e automjeteve, pasi dyshohet se po drejtonin mjetet në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›