E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të dënuar në Itali me 7 dhe 5 vite burg, arrestohen dy pjesëtarët e organizatës kriminale

Dy vëllezër, pjesëtarë në një organizatë kriminale për trafik lëndësh narkotike janë arrestuar nga Forcat e Posaçme Operacionale.

47-vjeçari Roland M. dhe vëllai i tij, 45-vjeçari Saimir M., janë dënuar në tetor të 2024-ës nga Gjykata e Novarës me 7 dhe 5 vite burg për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Dy të arrestuarit do të ekstradohen drejt Italisë.

“Në kuadër të operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Itali, i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

Roland M., 47 vjeç, dhe Saimir M., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Divjakë.

Gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

Materialet procedurale mbi arrestimin provizor të këtyre shtetasve, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›