Të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Muça paraqitet në gjykatë: Nuk kam bërë asnjë shkelje, jam i pafajshëm

Drejtori i pezulluar i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është paraqitur në gjykatë ditën e sotme.
Ai ka deklaruar për mediat se nuk ka kopjuar asnjë të dhënë nga sistemi TIMS dhe është shprehur se ka bërë detyrën
“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.
Pasi Prokuroria e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi për drejtorin e IT- së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ky i fundit u pezullua nga detyra edhe nga institucioni që ai drejtonte.
Sipas prokurorisë, në orët e vona të natës së 2 gushtit të vitit të kaluar, Muça ka ndërhyrë në sistemin TIMS duke përdorur kredencialet e një punonjësi për të transferuar të dhënat e këtij sistemi në mënyrë të paautorizua.
/vizionplus.tv