E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dielën ndryshojnë akrepat e orës, 60 min gjumë më pak

TIRANE - Nga dita e nesërme (e diel) do të flemë 60 minuta më pak, sepse do ketë ndërrim të orës si çdo vit. Keshtu, ne 2:00 pas mesnatës, akrepat e orës duhet të spostohen përpara për plot 1 orë, domethënë do të shkojnë nga 02.00 në 03.00.

Në këtë situatë, kalimi në disa ditë më të gjata mund të ndihet në aspektin fizik të shumë njerëzve, sidomos për shkak të ritmit të ndryshuar në raportin gjumë-zgjim.

Praktikisht, duke filluar nga ky 31 mars duhet të zgjohemi një orë përpara nga sa jemi çuar zakonisht. Lodhja e madhe dhe një farë nervozizmi pritet të jenë efektet më të dukshëm të këtij ndryshimi ore.

Orari i deritanishëm biologjik duhet të ripërshtatet me gjendjen dhe ritmin e ri. Ekspertët keshillojnë, që gradualisht të provohet të shkohet në shtrat cdo dite rreth 15 minuta me përpara se zakonisht.

E njëjta këshille vlen edhe për ngrënien, pasi duhet provuar të paraprihen për gati 30 minuta momenti i konsumimit të drekës e darkës, me objektivin për të rregulluar në mënyre progresive stimulin e oreksit.

Vec uljes së kosotove, ndryshimi i orës do të sjellë edhe një efekt tjetër të rëndësishëm sic është reduktimi i CO2 në atmosferë, per nje vlerë prej rreth 300 tonelatash.

Ndryshimi i orës ka nisur të aplikohet shekullin e kaluar, në përpjekje për të kursyer sa më shume energjinë elektrike nëpër Europë e me gjerë. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë të dhënë sesa ka arritur te kursejë Shqipëria, qofte edhe vitin e kaluar.

(xhk/ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›