E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të drejtat e njeriut, tërhiqet Irani

Irani ka hequr dorë nga kandidatura për në Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut, i cili aktualisht ka 47 vende anëtare, me seli në Gjenevë.

Zëdhënësi i misionit amerikan në Kombet e Bashkuara, Mark Kornblau ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë vendim të Teheranit zyrtar. “është një hap në drejtimin e duhur për Këshillin”, ka deklaruar Kornblau.

Ndërsa për Peggy Hicks, e organizatës Human Rights Watch, Irani është dorëzuar përpara opozitës së ndërkombëtarëve ndaj bilancit të tij të frikshëm në këtë fushë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›