E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Të dyshuarit e përhershëm”, policia e ka një ide se nga janë vrasësit e Entjan Nikulajt

Dy ditë  pas ekzekutimit mafioz të Entjan Nikulajt në Lezhë, policia thotë se eleminimi i tij ishte i mirë planifikuar dhe u krye nga vrasës me pagesë.

Sipas hetuesve 40-vjeçari , i cili është djali i xhaxhait të biznesmenti të vrarë 7 muaj më parë në Shëngjin Ardian Nikulaj, është mbajtur nën vëzhgim nga atentarorët për disa ditë deri në finalizimin e atentatit.

Lexo edhe: Dy ditë ndjekje, pastaj breshëri: Shtatë plumba i morën jetën Entjan Nikulajt, çfarë zbuloi policia

Autorët e vrasjes së Entjan Nikulajt aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit bëjnë me dije burimet e policisë.

Hetuesit kanë dyshime të forta se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe tjetri në rolin e shoferit.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara në afërsi të vendit të ngjarjes nuk kanë dhënë ndonjë informacion të rëndësishëm.

Entjan Nikulaj dyshohet se u vra nën motivin e hakmarrjes për shkak të hasmërisë së vjetër mes dy fiseve./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›