E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te enjten afati i fundit per ligjet

Të enjten është afati i fundit për votimin e tre projektligjeve për të marrë statusin e vendit kandidat.

Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje këtë të hënë sërish opozitës të bashkojë votat për këto ligje, pasi në 20 nëntor, Komisioni Europian do të hartojë raportin nëse Shqipëria i përmbush ose jo kushtet.

"Ditën e enjte është afati i fundit. Le të ulen së bashku përfaqësues të grupeve të Komisioneve dhe në prag të këtij përvjetori të madh, por edhe në prag të një vendimi që pritet me datën 20, nga Komisioni Europian të përmbushim detyrimin tonë ndaj çdo qytetari shqiptar. Zoti Rama i personalizon gjërat dhe bën shumë gabim, se nuk shërben aspak personalizimi. Ai beson se nuk duhet të marrë Shqipëria statusin, sepse në këtë mënyrë fiton shumë Kryeministri dhe Qeveria. Jo, në këtë mënyrë fiton çdo qytetar shqiptar. Shqiptarët dinë të dallojnë kur shohin që votojmë së bashku. Kreditet i japin për të gjitha forcat poltike. Nuk krijohet kurrë kapital politik duke dëmtuar interesin jetik kombëtar. Me asnjë lloj zhurme nuk mund ta errësosh termin e pallogaritshëm që i bën vendit duke mos votuar tre ligjet. Ka një rrugë të shkurtër, plotësisht ligjore, plotësisht politike, plotësisht kushtetuese, rruga e mocionit. Urdhëro të bëjmë mocionin në të gjitha komunat dhe bashkitë dhe jo të mbajmë vendin peng", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›