E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të fortë” brenda shtëpisë, shifrat tregojnë se dhuna në familje përbën 6,6 % e totalit të veprave penale brenda një viti

Dhuna në familje zë një peshë jo të vogël të totalit të veprave penale që janë evidentuar dhe raportuar në polici. Statistikat e bëra publike nga INSTAT për një periudhë prej tri vitesh tregon se brenda familjes shqiptare fenomeni i dhunës është rritur.

Në krye të listës së veprave penale të analizuara në vitin 2024, shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor zënë peshën më të madhe në totalin e veprave me 16,5 %, ndjekur nga veprat penale në fushën e drogës me 8,9 % dhe dhuna në familje 6,6 %.

Kjo tregon se institucionit të familjes i është cenuar vlera dhe rolit që mbart. 265 burra më shumë u treguan muskujt grave në 2024 me një total të rasteve me 2139, krahasuar me vitin paraardhës.

Gjatë këtyre tre viteve, meshkujt përbëjnë rreth 94–95% të të dënuarve çdo vit dhe janë të përfshirë pothuajse në të gjitha kategoritë e veprave penale. Ndërkohë, femrat përbëjnë afërsisht vetëm 5% të autorëve të dënuar dhe kryesisht janë të përfshira në vepra penale si dhuna në familje, mashtrimi dhe abuzimi me detyrën, ndërtimi i paligjshëm dhe shfrytëzimi i prostitucionit.

Nëse në vitin 2023 diferenca e rasteve të dhunës në familje me vitin 2022 ishte 24, për vitin 2024 diferenca me një vit më parë ishte edhe më e lartë me 228 raste më shumë. Gjithashtu ndëshkimi ka pësuar një nivel në rritje ku edhe numri i personave që kanë përfunduar pas hekurave është rritur.

Ajo që nxjerrin në pah këto statistika është edhe përfshirja e të miturve, në disa vepra penale të vitit 2024 ku nga 1447 raste gjithsej 7,8 % i përkasin dhunës në familje. Raste që kanë ardhur në ulje nga viti në vit, por përfshirje e lartë e të miturve krahasuar me të gjitha veprat penale brenda një viti, me një dominancë të madhe të vajzave.

Gazetare: E. Hasanbelli

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›