Të hënën, Kuvendi miratonmarrëveshjen e gazsjellësit
TIRANE - Kuvendi pritet të votojnë në seancën e ditës së hënë marrëveshjen trepalëshe Shqipëri-Itali-Greqi për gazsjellësin Trans Adriatik. Ky fakt konfirmohet edhe nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përmes rrjetit social Facebook.
Marrëveshja mes tre vendeve është miratuar nga qeveria dhe është shqyrtuar tashmë edhe nga komisionet kuvendore, ku u votua konsensualisht “pro”, çka lë të kuptohet se edhe në seancë plenare votimi do të jetë njëzëri. Në marrëveshjen që pritet të votohet nga Kuvendi, tre shtetet shprehin mbështetjen e tyre politike për projektin e gazjellësit TAP dhe detajojnë gjithashtu edhe detyrimet e secilit shtet kundrejt projektit.
Përsa i përket Shqipërisë, në rast se projektit TAP do të përzgjidhet për transportimin e gazit nga Azerbajxhani drejt Evropës, investimet në territorin e vendit parashikohet të arrijnë vlerën e 1 miliard dollarëve. Po ashtu, në këtë projekt është parashikuar që në Shqipëri të punësohen të paktën 20 mijë persona, si gjatë periudhës së ndërtimit, ashtu edhe për mirëmbajtjen e tij.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)