E Diel, 1 Nëntor 2026

Të hënën mblidhet në Tiranë Komiteti i Stabilizim-Asociimit Shqipëri- BE! Eurodeputetët do vizitojnë Zvërnecin

 Mbledhja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të mbahet më 21-22 shtator, në Tiranë.

Të hënën dhe të martën, eurodeputetët e grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, Chiara Gemma dhe Cristian Terheș, do të marrin pjesë në mbledhjen e 22-të të këtij komiteti.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja e tyre vjen në një moment kur Shqipëria ka shënuar përparim në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Bëhet me dije se eurodeputetët do të vizitojnë edhe zonën e Zvërnecit. Vizita e tyre lidhet me projektin e shumëpërfolur që ka shkaktuar protesta. Qytetarë dhe aktivistë vijojnë tubimet prej muajsh kundër investimit të Jared Kushner.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›