E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën prezantohet Coutinho?

Liverpooli është shumë afër të bëjë edhe një goditje në afatin kalimtar të janarit. Supertalenti brazilian i Interit, Coutinho pritet që të prezantohet të hënën në Liverpool.

Ylli brazilian thuhet se është pajtuar me Liverpoolin për tu transferuar në janar. Interi thuhet se e ka pranuar ofertën e Reds prej 13 milion funtash për Coutinhon.

Me këto para Interi thuhet se do të sjellë yllin e Corinthians, brazilianin Paulinho.

Një burim i afërt me Liverpoolin thotë se Coutinho do të jetë i Liverpoolit të hënën në orën 10 të mëngjesit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›