E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të huajt festojnë në Shqipëri/ Turistët vijnë për ndërrimin e viteve

Teksa një pjesë e shqiptarëve zgjedhin të festojnë jashtë vendit, një kategori e vogël të huajsh, por në rritje çdo vit vijnë për festat e fundvitit në Shqipëri.

Më së shumti zgjedhin të festojnë natën e ndërrimit të viteve, ndërsa e konceptojnë edhe si një tur në zonat më tërheqëse të vendit tonë.

Në këtë zgjedhje dominon mosha e trete po nga cilat shtete vijnë të huajt për të kaluar natën e ndërrimit të viteve?

Sipas operatorëve një nga arsyet që nxit ardhjen e të huajve në vendin tonë janë shtimi i linjave direkte ajrore me shumë destinacione europiane.

Turizmi ishte sektori që dha një kontribut të rëndësishëm në rritjen e ekonomike, i cili shpëtoi ekonominë edhe nga efektet negative të luftës.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›