Te kryeministria është vendosur Lapaj, a do zhvendoset “Foltorja” e PD? Ja si përgjigjet Berisha

Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se opozita do të nisë protestat si e vetmja rrugë për të krijuar qeverinë teknike dhe rikthimin e votës së lirë.
Si çdo të hënë, lideri i Partisë Demokratike zhvillon “Foltoren” para kryeministrisë, por prej disa ditësh aty qëndron edhe Adriatik Lapaj.
I pyetur nga gazetarët në konferencë për shtyp nëse do të zhvendoset apo do t’i bashkohet protestës së “Shqipëria Bëhet”, kreu i PD u përgjigj:
“Kjo foltorja para kryeministrisë ka filluar javë më parë. Adriatik Lapaj ka filluar një protestë që unë e përgëzoj, e mbështes protestën e tij dhe aktin e tij pa diskutim. Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën”.
“Foltorja” e PD do të nisë sot në 18:00 me PD-në që ka marrë leje në Policinë e Shtetit deri në ora 20:00.