E Diel, 1 Nëntor 2026

Te merkuren mberrini ftohti polar ne Shqiperi

Te tjera rreth shkrimit Moti i keq bllokohen komunat TIRANE - Sipas parashikimit te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak si pasoje e rikthimit te te ftohtit polar duke nisur nga mengjesi i se dieles ne zonat veriore vendet e uleta dhe zonat bregdetare temperaturat do te zbresin ndjeshem ku vlera me ekstreme do te regjistrohet ne Peshkopi minus 15 grade Celsius.

Ndersa ne Tirane e Durres temperaturat e mengjesit do te zbresin deri ne minus 5 grade celsius. Kjo situate do te vazhdoje deri diten e merkure ku moti pritet te jete i kthjellet por shume i ftohte duke regjistruar keshtu temperaturat me te uleta te vitit. Duke nisur nga e enjtja ne mbare vendin do te rikthehen vranesira te cilat do te shoqerohen me reshje shiu e bore. Ndersa temperaturat do te pesojne nje rritje te lehte por te paperfillshme.Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak ne zonat malore temperaturat minimale do te zbresin ne minus 8 grade ndersa ato maksimale deri ne 2 grade Celsius. Ne zonat e uleta temperaturat minimale do te jene 0 grade ato maksimale 10 grade Celsius ndersa ne bregdet temperaturat e mengjesit do te shkojne deri ne 1 grade dhe ne mesdite 11 grade Celsius.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›