Te merkuren vendimi per Meten e Priftin

Por ai shprehu rezerva për mënyrën se si ka vepruar prokuroria, e cila ka ngritur një cështje mbi videon e transmetuar në emisionin Fiks Fare, ndërkohë që ekspertit amerikan i ka dërguar për ekspertizë videon origjinale të vënë në dispozicion nga Dritan Prifti. Përvec kësaj, prokuroria nuk i ka bërë ekspertit pyetjen kryesore, nëse audio e videos është autentike apo jo.
“Vlerësimet që jep eksperti thuhet se këta janë, pra 2 personat e patjetërsuar. Unë asnjëherë nuk kam pretenduar se ai në video nuk është Ilir Meta. Por cështja kryesore ka të bëjë me vërtetësinë e bisedës. Dhe eksperti thotë se nuk ka pasur mundësi të pastrojë audion.
Ilir Meta dhe avokatët e tij i janë drejtuar privatisht ekspertit italian Antonio Frederico, i njëjti që ka bërë ekspertizën fonike në cështjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Aldo Moros apo ekspertimin fonik në një përgjim ndaj kryeministrit aktual Silvio Berlusconi.
Por ekspertit italian zoti Meta i ka dërguar videon e transmetuar në emisionin Fiks Fare, video që është transmetuar në fakt prej vetë redaksisë me shkurtime. Me këtë ekspertizë në dorë, Ilir Meta ka pohuar se në pjesën ku përmenden 700 mijë eurot, audio nuk dëgjohet.
Në vijim deputetët Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri e kanë pyetur lidhur me faktin që prokuroria ka dërguar për ekpertizë videon orgjinale dhe jo atë të emisionit Fiks Fare.
Në datë 12 janar në një konferencë për shtyp në ministri, ish-ministri Ilir Meta duke lexuar një mesazh të ardhur në celular thotë se 700 mijë është dëmi që i është shkaktuar kompanisë, ndërkohë që më datë 17 janar në Kuvend, thotë se 700 mijë është investimi i kompanisë në koncesionin në fjalë.