E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të moshuarës në Memaliaj i shpërthen bombola e gazit në banesë, zjarrfikësit në vendgjarje

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Memaliajt ditën e sotme pas shpërthimit të një bombole gazi.

Raportohet se në banesë jeton e vetme një 65-vjeçare, e cila është vendosur në rrezik për jetën nga shpërthimi.

Sakaq, mësohet se për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›